KONTROLLI I FATURS N IN SHQIP: VAKSINIMI COVID-19 GABIMET & INFORMACIONET E GABIMEVE

Të dashur kolege dhe kolegë,

supozime të shumta aktualisht po qarkullojnë rreth vaksinimit të Covid-19 dhe pasojave të tij. Këtë ne dëshirojmë t’i tematizojmë bazuar në njohuritë aktuale shkencore. Mos hezitoni të na kontaktoni në këtë kohë nëse keni pyetje të mëtejshme.

Albanien Corona Impfung

Vaksina është joefektive, sepse banorët emegjithatë mund të infektohen.

Nga vaksinimi zvogëlohet rreziku, që dikush të sëmuretnë sëmundjen Covid-19. Vaksinimi kështu shpëton jetë dhe gjithashtu parandalon që spitalet të mbingarkohen. Momentalisht në këtë kohënuk është akoma e qartë nëse vaksinimi mund të parandalojë infektimin e njerëzve të tjerë. E megjithatë, përvojat me vaksinat e tjera e sugjerojnë këtë. Nuk është akoma e qartë se sa zgjat mbrojtja e vaksinimit.

Një vaksinë ARN / ADN është manipulim i gjeneve tek njerëzit

Jo. Sipas njohurive aktuale, nuk shikohet si rrezik që vaksinat e ARN / ADN-së (Acidi dezoksiribonukleik) të zhyten në ADN-në(Acidi deoksiribonukleik) e qelizave të trupit të njeriut.
Tek njerëzit, materiali gjenetik ndodhet në formën e ADN-së në bërthamën qelizore. Njëinstalim i drejtpërdrejtë i ARN në ADN nuk është i mundur për shkak të strukturës së ndryshme kimike.

Vaksinat përmbajnë aditivë të dëmshëm për shëndetin

Tashmë gjatë provave klinike, Instituti Paul Ehrlich kontrollon dhe vlerëson kandidatët për vaksina me kujdesin e nevojshëm dhe të urdhëruar. Më pas, autoritetet e miratimit në të gjithë botën provojnë cilësinë, efektivitetin dhe sigurinë e tij në një nivel të lartë. Kështu sigurohet, që përfitimii një vaksinimi ti tejkalojë qartë rreziqet e mundshme.

Vaksinat përmbajnë mikroçipa

Ky supozim nuk është i vërtetë. Kërkimet mbi vaksinën e COVID-19 po kryhen nga shkencëtarët. Qëllimi i tyre është krijimii një vaksine mbrojtëse të mirëkundër sëmundjes COVID-19.

Vaksinimi i Koronës mund të shkaktojë sëmundje si kanceri

Në studimet e kryera nuk u caktua një lidhje e tillë. Një vaksinë miratohet (lejohet) vetëm atëherë nëse është testuar (provuar) në një numër të mjaftueshëm njerëzish dhe është konfirmuar se efekti i saj tejkalon qartë efektet anësore që kanë ndodhur. Edhe pas miratimit, përfitimi pozitiv/profili i rrezikut kontrollohet vazhdimisht.

Në qoftë se virusi mutohet (shndërrohet), as vaksina nuk ndihmon më

E saktë është: Mutacionet (Shndërrimet) në viruse janë krejtësisht normale. Koronavirusi mutohet më pak në krahasim me virusine gripit. Një vaksinë që u krijua kundër përbërësve shumë të konservuar (të ruajtur) të virusit SARS-CoV-2 (Sindromi i Rëndë Akut i Frymëmarrjes-CoV-2)duhet të mbrojë gjithashtu me afat të gjatë edhe nga variante të tjera.

Shpejtësia kishte përparësi mbi sigurinë kur zhvillohej vaksina,

Vaksina që është aprovuar tani u zhvillua më shpejt,edhe miratimi i saj shkoi më shpejt se zakonisht. Nuk u bë asnjë kompromis përsa i përket cilësisë, efikasitetit dhe sigurisë. Përshpejtimi i zhvillimit të vaksinës,nga njëra anë, mund të shpjegohet, me faktin, se për atë janë investuar shumë para, dhe në mënyrë që studimet të mund të kryhen në një nivel të lartë pa vonesë kohe. Nga ana tjetër, autoritetet miratuesee vrojtojnë dhe kontrollojnë zhvillimin e vaksinave sa më shpejt që është e mundur. Me anë të këtij prioritizimi kompanive hulumtuese dhe laboratorëve u mundësohet që ato të kursejnë kohë dhe të kalojnë më shpejt nga një fazë testimi në tjetrën.

Gjatë studimeve vdiqënsubjektet provë

Gjatë provave klinike me numër të madh pacientësh dhe përfshirjen e pacientëve të moshës së vjetër dhe gjatë kohëzgjatjes së gjatë të studimit, është e mundur që pacientet ose pacientë të mund të vdesin gjatë studimit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë, që kjo ka lidhje me vaksinën.

Do të ketë një detyrim nga ana ligjore për vaksinim

Jo. Vaksinimi kundër koronavirusit është me vullnet të lirë. Sidoqoftë, bëhet një rekomandim i fortë i vaksinimit për të mbrojtur jo vetëm veten, por edhe komunitetin.